Diaspora zemërgjërë e Medvegjës bëri me shtëpi dy familje (Foto)

Shoqata Humanitare “Medvegja” me seli ne Zvicër dorëzoi çelsat e dy shtëpive të ndërtuara për dy familje shqiptare ne Komunen e Medvegjës (një në Banjë të Siarinës dhe një në Medvegje). “Faleminderit SHHMZ per perkujdesjen e treguar gjithmone nder vite per shqiptaret e mbetur ne Medvegje, sidomos tash kur numri i shqiptareve eshte i vogel dhe kur portat e shtepive shqiptare po mbyllen, eshte ndjenje aq e bukur kur per shqiptaret ketu po hapen porta te reja… ndjenje e percjellur me lote gezimi… Faleminderit te gjithe atyre qe kontribuan dhe na mundesuan te gjitheve te perjetojme kete dite te kendshme, ne veçanti qe mundesuan dhe dhane nje shprese te madhe per gjithe jeten per dy familjet shqiptare. Uroj qe ne te ardhmen se bashku te hapim edhe shume porta tjera e mos te mbyllet asnje porte shqiptare ne kete vend. FALEMINDERIT DIASPORE, FALEMINDERIT SHQIPTARË!”, deklaroi me këtë rast Lirona Zuka.