Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme do të pranojë deri më 24 prill aplikime nga personat fizik dhe juridik në diasporë në kuadër të Thirrjes Publike për realizimin e projekteve nga radhët e diasporës, transmeton Portalb.mk.
Në këtë Thirrje do të mund të aplikojnë gjithë të interesuarit nga diaspora përmes ideve e nismave që kanë për qëllim përforcimin e lidhjeve të diasporës me Maqedoninë e Veriut. Ministri do të formojë Komision i cili do të vlerësojë financimin e projekteve.
Dokumentet e aplikimit do të duhet të dorëzohet në formë elektronike të skanuara në adresën [email protected]., ose përmes formës në Përfaqësitë Diplomatike dhe Konsullore.
Ndryshe, regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në Maqedoninë e Veriut pritet të kryhet në vitin 2031, ndërsa Enti Shtetëror i Statistikave dhe Ministria e Transformimit Digjital po punojnë për të përgatitur kushtet që ai të kryhet elektronikisht. Diaspora do të përjashtohet nga procesi i regjistrimit të popullsisë që pritet të realizohet në vitin 2031. Këtë e paralajmëroi numri një i Entit, Dejan Stankov, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese më 26 qershor 2025 shfuqizoi dispozita të metodologjisë të cilat ndanin popullsinë e Maqedonisë në rezident dhe jo-rezident. Sipas Kushtetueses, ky kategorizim ishte bërë pa bazë ligjore sepse ligji për regjistrim nuk parashihte një ndarje të tillë me akt nënligjor.
Sipas të dhënave nga regjistrimi i vitit 2021, popullsia e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut është 2 milionë e 97 mijë e 319 persona prej të cilëve 1 milion e 836 mijë e 713 persona janë rezident.
Si jorezidentë janë regjistruar 260 mijë e 606 persona. Prej tyre rreth 180 mijë apo 66,4 përqind janë shqiptarë, ndërsa mbi 12 mijë apo 24,5 përqind janë maqedonas.
Në përgjithësi sipas përkatësisë etnike, rezident dhe jorezident është si vijon:
54.21% – Maqedonas,
29.52% – Shqiptarë,
3.98% – Turq,
2.34% – Rom,
0.44% – Vlleh,
1.18% – Serb dhe të tjerë.





