Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak tregon temat që do të diskutohen nesër në Bruksel

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak ka thënë se në takimin e nesërm në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin evropian, temë diskutimi do të jenë pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë rënë dakord që ekipi negociator të ndjekë këto tema.

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti janë pajtuar që ekipi negociator të ndjekë marrëveshjet për pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë. Të dyja temat janë shumë komplekse, për këtë arsye nesër do të diskutojmë për pretendimet financiare dhe aranzhimin për komunitetin jo shumicë në ditët në vijim”, shkruan Lajçak.

Loading...