Diallo për Mbappen: Ronaldo është gjithçka për të

Abdou Diallo ka thënë se bashkëlojtari i tij te Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, është i fiksuar pas Cristiano Ronaldos.

Sipas Diallo, 5-herë fituesi i Topit të Artë është gjithçka për francezin.

“Cristiano Ronaldo është, bukfalisht, gjithçka për Mbappen. Nëse e përmend Messin para tij, ai do të debatojë me ju për një orë të tërë. Për të, Ronaldo është i paprekshëm”, shprehej lojtari.

Është thënë edhe më herët nga vetë Mbappe se Ronaldo është idolli i tij, duke e treguar edhe albumin e foto të portugezit në dhomën e tij të gjumit.

Sipas të gjitha gjasave, Mbappe do t’i ndjek të njëjtit hapa sikurse idhulli i tij, duke shkuar në Real Madrid gjatë verës.