Di Maria për fjalimin e Messit para finales së Kupës: Ai foli dhe unë qava

Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar duke mundur Francën pas gjuajtjeve të penalltive.

Kapiteni Lionel Messi fitoi Kupën e Botës për herë të parë në karrierën e tij.

Angel Di Maria, miku dhe bashkëlojtari i Messit, ka folur për TyC Sport se çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes së Argjentinës para finales kundër Francës.

“Leo tha më pak gjëra se para finales së Kupës së Amerikës, por disa lot ranë. Unë qava… Jo sepse isha nervoz, por për shkak të momentit që po jetoja. Të jetosh është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një futbollisti”, ka thënë me emocionesh argjentinasi.

Di Maria mbërriti në Juventus falas nga PSG verën e kaluar dhe supozohej të bëhej një nga liderët e skuadrës torineze.

Sezonin e kaluar, ai luajti 37 ndeshje dhe shënoi tetë gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat. Ai e mbylli me Juventusin këtë muaj dhe tani është i vendosur të shkojë në Benfica. /Telegrafi/