Angel Di Maria ka bërë një zbulim interesant për ish-lojtarin e skuadrës te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe rinovimin e tij të shumëpërfolur me parizienët.
Në një intervistë të dhënë së fundi për mediet spanjolle, argjentinasi Di Maria theksoi se francezin e detyruan që të qëndronte te PSG-ja.
“Ata e detyruan Mbappenë të qëndronte te PSG, pikërisht kur ai mund të largohej. Ata i dhanë atij një rol absolut protagonisti, që më parë nuk e kishte pasur Mbappe dhe askush tjetër. Por ia dhanë këtë fuqi dhe këtë përgjegjësi, duke i vendosur pranë lojtarin më të mirë në histori, Messi-n. Është pak e vështirë që këto dy gjëra të përkojnë. Mbappe ka një karrierë të jashtëzakonshme përpara tij. Është një djalë i mirë dhe nuk mendoj se ka ndryshuar shumë”,-u shpreh Di Maria.




