Di Maria është gati për ndeshjen ndaj Francës

Angel Di Maria është gati për ndeshjen ndaj Francës e cila është e vlefshme për finalen e Kupës së Botës.
Lojtari pati një lëndim në ndeshjet të kësaj kampanje dhe mbeti jashtë për disa ndeshje, transmeton lajmi.net.

Futbollisti i Juventusit ishte i pranishëm për Argjentinën edhe në ndeshjen ndaj Kroacisë, por që nuk u aktivizua asnjë minutë.

Lojtari pritet të ketë minuta në ndeshjen e së dielës, kur dihet pesha e kësaj përballjeje.