Dhurohen pajisje, mallra dhe mjete financiare për Ministrinë e Shëndetësisë për përballje me koronavirusin

Ministria e Shëndetësisë ka shprehur mirënjohje
të madhe për të gjitha kompanitë, individët, organizatat, institucionet,
ambasadat, të cilat me donacione në pajisje, mallra dhe fonde ofrojnë
mbështetje në përpjekjet e institucioneve shëndetësore për të përballur
situatën me Kovid-19 në vend.
Falënderime të veçanta Ministria e Shëndetësisë dërgon për donacionet e
konfirmuara nga Bashkimi Evropian me vlerë prej 4 milionë eurove dhe
SHBA-në, të cilat përmes USAID-it dhuruan 1.1 milion dollarë amerikanë për
përballje me koronavirusin.

Siç informojnë nga atje, disa prej materialeve dhe aparateve tashmë kanë
mbërritur, ndërsa një pjesë janë porositur nga donatorët dhe gjatë javës së
ardhshme pritet të arrijnë në Klinikën Infektive dhe në lokacione të tjera sipas
nevojës. Krahas donacioneve në pajisje dhe mallra, në llogarinë destinuese të
Ministrisë së Shëndetësisë për donacione deri më tani kanë arritur mjete në
vlerë prej 59.300.000 denarëve
Llogaritë destinuese për donacion të Ministrisë së Shëndetësisë mund të
gjenden në http://zdravstvo.gov.mk/ministerstvoto-za-zdravstvo-otvoriposebni-smetki-za-donacii-mozhe-da-se-doniraat-parichni-sredstva-no-ioprema-soglasno-listata-na-prioriteti-na-ministerstvoto