Dhurata Dora sot feston ditëlindjen, kaq vite mbush

24 dhjetori sot është ditë e veçantë për këngëtaren Dhurata Dora.

Ajo sot feston ditëlindjen e saj e cila mbush 28 vite, përcjell lajminet.

Ishte vetë këngëtarja e cila postoi fotografi në Instagram e cila falënderoi fansat e saj për përkrahjen pasi që ka arritur 1 milion shikime me projektin e ri “Harrom” vetëm një ditë pas publikimit.

“Ditëlindja ime nuk mund të bëhej më e mirë se kjo 😍 1Milly tashmë me Harrom, një nga këngët e mia më të dashura dhe të përzemërta 🥺 Faleminderit 🙏🏻 për të gjithë mbështetjen tuaj të pakushtëzuar, unë kurrë nuk do të ju lë poshtë dhe gjithmonë do të punoj më shumë .. Faleminderit❤️”, ka shkruar artistja në postim.

Ndërkohë, projektin “Harrom“, Dhurata e ka lansuar me videoklip./Lajminet/