Dhurata Dora shfaqet joshëse në imazhet e reja nga pushimet

Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora mbetet një prej emrave më të suksesshëm dhe më të komentuar në estradën shqiptare.

Autorja e shumë hiteve pas suksesit të albumit “Dhurata” që solli pak kohë më parë, gjatë kësaj periudhe ka zgjedhur të shijon pushimet në një vend tropikal.

Së fundmi, Dhurata ka ndarë disa imazhe tejet atraktive teksa shfaqet në veshje dhe rroba banjë të ndryshme.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Këngëtarja e “Besame” shfaqi linjat joshëse në disa prej fotove, ku ajo duket e mrekullueshme edhe pa makijazh.

Të shumta ishin komentet që artistja pranoi nga ana e fansave të saj sipër fotografive që ishin kryesisht pozitive.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që pak javë më parë Dhurata lansoi edhe një bashkëpunim të radhës me këngëtaren, Elvana Gjata “Rrotullo”. /Telegrafi/