Dhurata Dora bashkëpunim me reperin e njohur?

Dhurata Dora javën e kaluar së bashku me Azet kishin publikuar këngën ‘Lass Los’ e cila brenda një jave ka arritur të arkëtoj më shumë se katër milionë klikime në Youtube.

Duket se këngëtarja nuk ka ndërmend të ndal ritmin, në një foto që po qarkullon në rrjete sociale shohim se ajo është duke punuar me Bim Bimman për projektin e ri.

Reperi ishte ai që ndau fotografinë me Dhuratën dhe kishte shkruar ‘Në kuzhinë’, na mbete neve të shohim se çfarë po ‘gatuajnë’ dyshja tani.