Shkruan: Ibraim Kazimi
Dhurata është një gjest bujarë i një akti të lartë sublim individual, brenda një momenti të përbashkët, e nxitur nga shtysa ose shkaqe materiale a jomateriale, të vullneteve të lira me motive kolaterale, brenda situatave të imponuara mes dy a më tepër subjektesh.
Dhuratat, konkretisht, janë produkte “surogate” të shkëmbimeve empatike, të nxitura me kushtëzime epilogjesh paraprake, të mëhershme, mes satisfaksionesh, nga jeta komunikuese e ndërvepruese e subjekteve.
Dhurata është një gjest refleksiv ku ndërthurren një sërë impulsesh fiziologjike, të përcjella me reaksione kimike, filozofike, etike, sociale, e psikologjike njerëzore, si proçese artikullimi të ritmit më stimulativ të katarsës së lumturimit, respektimit, e vlerësimit, mes njerëzish.
Një moment, me resonanca të gjëra në horizontin e kulturës shpirtërore dhe dimensionet fizike të bashkëjetesës shoqërore.
Ndërkaq, në sfondet individuale, dhurata trajton një shprehje “viçeversa” të faktorizimit të vlerës reciproke të dinjitetit të njërës qenie, në raport me marrëdhëniet bashkëvepruese të qenies tjetër.
Të bërit dhuratë, në aspektin logjik, megjithtatë, është një akt i përcjellur me kauzalitete refleksionesh të nduarduarshme, që rezulton sa nga rrjedha e kronologjive dhe historive mes individësh (apo grupe subjektesh), poaq edhe nga ndërgjegjet e vijimësive, të vëna në kontekste shkëmbimesh vlerash materiale. Ose, zbërthimeve të fuqishme të intervaleve empatike dhe manifestimeve të ndërsjella të toneve emocionale.
Vlera materiale e dhuratës, nuk qëllon e papërfillshme ! Ajo tejkalon koinçidencat e spontaniteteve të rastësishme-jashta spektrit të motiveve pa mpleksje sintagmimi paraprak.
“çmimi i dhuratës është përmbajtja vlerës së dhuruesit” -thot një fjalë finlandeze. Respektivisht, çdo dhuratë ashtu siç ka trajaktoren e saj realizuese, poashtu ka dhe agjendën e saj të efektit.
Ky nocion, që dhuratën e ilustron të pashmangshme nga ndonjë impakt etik (latent) paraprak, ka qenë shpesh lëndë trajtimi edhe e kuluareve intelektuale dhe shkencore të shekujve kaluar; duke filluar që nga bardi i etikës, Emmanuel Lévinas e deri tek Martin Heidegger dhe soziologu Marcel Mauss-i cili i përkushtoi veprën famoze “Ese mbi dhuratën”.
Që dhurata “sundon” segmenete të rëndësishme në episodet ditore të njerëzimit, e zbulon mjaft dukshëm edhe fuqia e theksit që është vënë në apostrofimet e anekdotave dhe urtive popullore. Për ilustrim, një urti e njohur gjermane thot : “Një dhuratë ka aq vlerë, sa vet fuqia e qëllimit për të cilën është zgjedhur !” – Një peripeci e domethënies se faza e shpalosjes së qëllimit esencial të dhuratës, në fakt, prezanton edhe kontekstet e pafunda të ambivalencave pozicionuese të kuptimit dhe synimeve komunikuese mes raporteve bashkëvepruese individuale apo grupore, të subjekteve.
Të ketë dhurata një agjendë apo jo- len hapësirë potenciale për paparashikueshmëri të zhvillimit të trajtave të reciprociteteve pasuese, të ngjarjeve dhe situatave në marrëdhëniet e ardhëshme të palëve- gjegjësisht, si kontekst sprovues i realiteteve. Kësisoji e artikullon aktin e dhuratës edhe fjala e urtë kineze : “Mendo njëherë para se të japësh, mendo dy herë para se të marrësh, dhe një mijë herë para se të pretendosh !”
Ndërkaq, në rrafshin e dimensionimit shpirtërorë – dhurata përfaqëson kolateralen e interferimit të shkarkimeve empatike, mes kohezioneve vibruese të subjekteve, në mishërimin dyzues të fuqisë së besimit dhe miratimit reciprok të vlerave.
Japonezët thonë se i shkëmbejnë dhuratat, vetëm në mënyrë që të shprehin ndjenjat e tyre.
Mbase, dhurata akoma konsiderohet si akëgjëja më e çmuar, më e dlirë dhe më e çiltërt, me vlerë irelevante të peshës së përmasave të saja fizike dhe valutimit tregtarë. Respektivisht, Khalil Gibran, në një thënie të tij përmend se : çka kemi dëshiruar në fëmijëri-mbetet peng e zemrës deri në pleqëri” !
Simbolika është bërthama e vërtetë e kuptimit të dhuratës. Në përfaqësimin simbolik gjendet shumësia e opusit të mirënjohjeve, të ngërthyera brenda një forme.
Arti i dhënies së bukur po bëhet gjithnjë e më i rrallë në kohët aktuale, në të njëjtën masë sa arti i marrjes së ngathët, i kapjeve të vrazhda, që po bëhet çdo ditë e më i zakonshëm.
“Nëse doni të humbni një mik-jepni një dhuratë të shtrenjtë”- këshillon proverbi tjetër kinez.
Mbase, komplimentet në formë bizhuterie, dëshmojnë jovetëm meritën e marrësit por edhe shijen e dhënësit !” -thoshte P.Gaudin, teologu, shkencëtari dhe autori i veprave madhore të botanikës zvicerane.




