Dhunohet një grua në Mitrovicë, arrestohet një person

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim”, ndaj një gruaje.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:10, në Mitrovicë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit viktima do të dërgohet në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima do të dërgohet në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në raport.