Dhunohet një e mitur në Mitrovicë

Një vajzë e mitur është dhunuar në Mitrovicë.

Rastin në polici e ka lajmëruar nëna e viktimës e cila ka thënë se ajo është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

“Më datë 30.12.2021 ankuesja femër kosovar e ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka dhunuar vajzën e saj te moshës se mitur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Klankosova.tv.