Dhunë në një bastore në Shkup: Rrihet brutalisht një 15-vjeçar, përfundon me lëndime të rënda në spital

Një adoleshent ka përfunduar me lëndime të rënda trupore në Qendrën Urgjente pasi është rrahur në një bastore në Shkup. Incidenti është raportuar mëngjesin e sotëm, në orën 06:31.

​– Në Stacionin Policor të Kisella Vodës, nga Qendra Urgjente pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup, është denoncuar se tek ata është dërguar një 15-vjeçar nga Shkupi me lëndime të rënda trupore. Sipas raportimit, ai ishte sulmuar fizikisht rreth orës 00:30 në një bastore në Shkup nga shtetasi L.V. (18) – njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

​Policia po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e ngjarjes.