Dhjetëra të lënduar nga aksidenti në rrugën Kumanovë – Sveti Nikollë

Dhjetëra persona janë lënduar në aksidentin e trafikut mes një furgoni dhe një kamioni që ka ndodhur mbrëmë në rrugën rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë, transmeton Portalb.mk.

Tetë nga të lënduarit janë mbajtur për trajtim në Repartin e Kirurgjisë, ndërsa dy persona janë dërguar në Klinikën ”Nënë Tereza” në Shkup.

Një pjesë e të lënduarve kanë pësuar lëndime më të lehta, ndërsa të tjerët më të rënda.

Nga Brigada e Zjarrfikësve në Sveti Nikollë kanë informuar se zjarrfikësit mbrëmë rreth orës 21:00 kanë nxjerrë të lënduarit nga automjetet, pas së cilës ata janë marrë nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore.

Ministria e Brendshme pritet të del me informata zyrtare për aksidentin.