Dhjetëra persona që ndodheshin në spitalin modular në Tetovë, papritmas u shfaqën si dëshmitarë

epa09456810 Investigators at the scene following a fire at a hospital for Covid-19 patients in Tetovo, Republic of North Macedonia, 09 September 2021. At least fourteen deaths have been reported by the Ministry of Health when a fire, thought to have been triggered by oxygen cylinders that provide oxygen to patients with a more severe clinical case of Covid-19, broke out at the hospital. EPA-EFE/Georgi Licovski

Dosja me mijëra faqe po përfundon pas një hetimi dy mujor për zjarrin e Qendrës Kovide. Janë dëgjuar rreth 50 dëshmitarë, kanë ardhur dy ekspertiza të rëndësishme, pritet vetëm ekspertiza nga Gjermania.

Dhjetëra dëshmitarë janë paraqitur vetë në prokurorinë e Tetovës për të treguar se çfarë ndodhi natën e 8 shtatorit, kur brenda pak minutash u dogj spitali modular, ku po trajtoheshin pacientët me Covid. Bëhet fjalë për personat që kanë qenë të pranishëm në qendrën e Covid në mbrëmje – disa prej tyre janë trajtuar, ndërsa pjesa tjetër janë shoqëruar nga të afërmit e tyre të infektuar me Covid. Të gjithë kanë dëshmuar për momentet e rënies së zjarrit dhe përpjekjen e tyre për të shpëtuar duke vrapuar nga dritarja.

“Njerëzit u shfaqën nga hiçi që ne as nuk e dinim se ishin në spitalin modular natën. Ata kanë ardhur vullnetarisht në Prokurori dhe kanë dëshmuar se kanë qenë aty në momentin e shpërthimit të zjarrit. Ata ishin të vendosur në dhoma të tjera, por kanë filluar të vrapojnë nëpër dritare për të shpëtuar, kur zjarri ka filluar të përhapet”, thotë për “DW”, kreu i Prokurorisë së Tetovës, Besir Aliu.

Ai është mirënjohës që ata vetë u ofruan për të ndihmuar në zbardhjen e hetimeve për zjarrin në Spitalin Kovid në Tetovë, i cili pati një epilog tragjik. 14 persona humbën jetën dhe disa morën plagë nga flakët.

“Dëshmia e tyre është shumë e dobishme, ata janë dëgjuar si ‘persona që japin informacionet e nevojshme’”, ka shpjeguar Aliu.

Kjo konfirmon deklaratat e prindërve të pacientëve në Qendrën Kovide, të cilët të nesërmen e aksidentit pretenduan se ishin shoqëruar dhe përkujdesur nga të dashurit e tyre, megjithëse kjo është rreptësishtë e ndaluar me protokollet mjekësore. Për shkak të kësaj mosrespektimi të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, qendrat modulare të Kovidit u vunë nën kontroll nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor, i cili kreu kontrolle të jashtëzakonshme në 18 spitale modulare. Megjithatë, gjatë inspektimeve nuk u konstatuan mangësi./DW/