Dhjetëra burra janë vrarë në një shpërthim të ri të dhunës fisnore në malësitë e largëta të Papua Guinesë së Re, ka thënë policia lokale.
George Kakas, komandanti i policisë provinciale Enga, i tha The Guardian se burrat u vranë nga të shtënat me armë të dielën.
Ai tha se burra nga dy fise organizuan një sulm ndaj një grupi tjetër, të cilët u “zunë në pritë dhe u vranë”.
“Disa trupa të pajetë janë ende në shkurre dhe ende nuk janë marrë nga fiset fqinje”, citohet të ketë thënë Kakas.
Autoritetet fillimisht thanë se të paktën 53 persona u vranë në pritë, dhe më vonë thanë se kishin llogaritur gabimisht dhe se bëhet fjalë për 26 burra të vrarë.