Malltezi akuzohet për pastrim parash dhe ishte vendosur më herët në masë sigurie të formës “arrest në shtëpi”.
Pas shqyrtimit të kërkesës së mbrojtjes, gjykata vendosi të zbusë masën e sigurisë, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen “Partizani” dhe më 30 qershor ishte caktuar të mbahej seanca e parë, e cila dështoi.
Si arsye për shtyrjen e seancës shërbeu mosmarrja dijeni e kreut të partisë demokratike, Sali Berisha, i cili mungoi në seancë dhe u përfaqësua nga avokatët e tij Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj. Brenda gjykatës, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi tha se fletëthirrjen e kishte firmosur ai, por pranoi se nuk e kishte njoftuar ish- kryeministrin.
“Njoftimi për z. Berisha ka ardhur të premten dhe ne shikojmë që në këtë moment shteti bën farsë – politika e kishte njoftimin që para dy javësh, por zgjodhi ta bëjë të premten.Policia ka gënjyer dhe ka sjellë vetëm 3 ditë para. Sipas Kodit të Procedurës, duhet ta sillte 10 ditë para”, tha Malltezi.