Një moment emocionues ka ndodhur në ndeshjen e luajtur mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munich në javën e 27-të të Bundesligës.
Skuadra e Borussia Dortmundit ka dalë në epërsi me rezultatin 0:1, falë një goli të shpejtë nga sulmuesi Karim Adeyemi, që shënoi në minutën e dhjetë të ndeshjes.
Momenti i golit solli një reagim të veçantë në tribunat e “Allianz Arenas”, ku reperja shqiptare Loredana Zefi ishte prezente për të inkurajuar partnerin e saj.
Loredana u pa duke i bërë zemrën me duar Adeyemi-t, duke treguar përkrahjen e saj të ngrohtë për lojtarin e Dortmundit.
Karim Adeyemi dhe Loredana Zefi janë në një lidhje prej muajsh, dhe kjo shprehje mbështetjeje publike nga Loredana për të dashurin e saj në terren është dëshmia e një lidhjeje që sigurisht do të bëjë titujt jo vetëm në fushën sportive, por edhe në atë të showbizit.