Detaje të reja: Si ndodhi aksidenti tragjik në “Rrugën e Kombit” ku humbën jetën katër kosovarë

Sipas policisë shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i makinës ku po udhëtonin 4 viktimat. Mësohet se shoferi Blerim Avdiaj, 45 vjeç nuk e ka parë kthesën dhe mjetin e tonazhit të rëndë, duke u përplasur fatalisht.

Drejtuesi i kamionit Isa Ishala është marrë në pyetje nga efektivët dhe është lënë i lirë pas përfundimit të procesit.

Automjeti “Citroen” me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion pasditen e së enjtes në Rrugën e Kombit, në aksin Milot-Morinë.

Ngjarja rezultoi fatal për bashkëshortët Blerim dhe Anjeza Avdiaj 45 dhe 34 vjeç, vajzën e tyre Medina 5 vjeçe si dhe për të afërmin Klejdi Koçin.

Për fat të mirë nga aksidenti tragjik shpëtoi vajza e dytë e familjes, Violeta 3 vjeçare.