Detaje të reja: Janë arrestuar 25 persona në Gërçec e Gazi Babë

Në këto momente është në vijim një aksion i madh policor në fshatin Gërçec të Sarajit dhe në Gazi Babë, kanë thënë burime policore për mediumet maqedonase. Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurorja Vilma Ruskovska, sepse Prokuroria për luftë kundër krimit dhe korrupsionit eshte duke e koordinuar këtë aksion. Burime policore kanë thënë për A1On se deri tani janë arrestuar 25 persona. Ata po dergohen në stacionin policor në Karposh.
Aksionin po e realizojnë njësitet speciale policore.
Nga MPB kanë thënë se po arrestohen dilerë që shesin dro gë personave të varur, transmeton gazeta Lajm.
Lajmi është konfirmuar edhe nga MPB, kurse informata zyrtare paralajmërohen gjatë ditës.