Detaje të habitshme për serben në krye ta bandës: Me foshnjën në krahë takohej me dilerët!

Organizata kriminale e udhëhequr nga një shtetas serb (37), veprimtaria kryesore e të cilit ishte kultivimi dhe prodhimi i marijuanës për shpërndarje ndërkombëtare, është banda më e fuqishme e drogës që u zbulua në Katalonjë sivjet, citon Jutarnji.hr gazetat serbe. Arrestimi i një gruaje serbe dhe 31 personave të tjerë theu zinxhirin ndërkombëtar të kontrabandës së marihuanës dhe detajet e punës së kësaj organizate dolën në sipërfaqe.

Banda e drogës operonte në zonën e Barcelonës dhe Tarragonës dhe rritnin marihuanë në 12 plantacione që u kontrolluan nga policia. Bëhet fjalë për sisteme shumë komplekse të kultivimit të shpejtë të kërcellëve të kanabisit në vendet e fshehura të cilat i kishte marrë me nga qytetarja serbe dhe partneri i saj. Në rrjetin ndërkombëtar ishin të përfshirë qytetarë të Serbisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Kryesisht janë serbë, te të cilët gjetëm dokumente të rreme kroate dhe sllovene,” tha një zëdhënës i policisë spanjolle në një bisedë telefonike nga Barcelona. “Ne bashkëpunuam me policinë serbe, e cila na dha të dhënat e tyre dhe ne jemi në kontakt me policitë e vendeve të tjera,” shtoi ai.