“Det i tërbuar”, pezullohet lundrimi nga Vlora

Është pezulluar këtë të shtunë lundrimi i tragetit Vlorë- Brindizi.

Sipas Kapitenerisë së portit ka qenë njoftimi i autoritetit portual në Brindizi ai i cili ka pezulluar këtë lundrim për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

150 pasagjerët që do të lundronin drejt Brindizit janë kthyer sot deri në një njoftim të dytë nga kapiteneria e portit.

Kujtojmë se për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike pezullim pati dhe për të gjitha linjat e trageteve që do të udhëtonin këtë të shtunë nga Pori i Durrësit drejt Italisë.