Dest ndihet krenar që do të luaj për Milanin

Sergino Dest ka kompletuar transferimin te skuadra italiane Milan nga Barcelona.Mbrojtësi amerikan u huazua për një vit nga katalunasit me Milanin që ka opsionin e blerjes.

Kampioni në fuqi i Italisë ka opsionin e blerjes së amerikanit për shumën e 20 milionë eurove në verën e vitit 2023. Dest është prezantuar te Milani dhe ka thënë se është krenar që do ta vesh fanellën e kampionëve në fuqi të Italisë.

“Jam shumë krenar dhe shumë i emocionuar që jam këtu. Për mua është një nder që bashkohem me kampionët e Italisë dhe të jem pjesë e një klubi kaq historik si Milan”.

 

“Dua të bëj gjëra të mira dhe të fitoj trofe, duke nisur nga ky sezon”, ka deklaruar mbrojtësi amerikan.