Sulmuesi i Rangers, Cyriel Dessers ka shënuar ndaj Fenerbahces golin që kaloi më së paku vijën e portës, gol ky që u konfirmua nga teknologjia e vijës së golit.
Rangers bëri befasinë e madhe ndaj Fenerbahces duke fituar në udhëtim me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës në Ligën e Evropës.
Megjithatë, goli i parë i shënuar nga Dessers ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen dhe i ka bërë të gjitha mediat dhe rrjetet sociale të flasin për të.
Goli i parë i shënuar nga Rangers kaloi vijën e portës vetëm 0.7 cm dhe hyri në historinë e futbollit evropian.
Sipas faqes sportive Sporx, ky gol është me diferencën më të vogël të matur nga teknologjia e vijës së golit, të përdorur që nga viti 2014.
Rekordi i mëparshëm i përkiste Jamie Vardy, goli i të cilit i shënuar kundër Manchester United në vitin 2016 u përcaktua se topi ishte 1.1 cm brenda vijës.