Mundësitë nëse do të miratohet apo jo ligji për prokurorinë publike varet nga vullneti i vërtetë i VMRO-DPMNE-së, t’i vendosë interesat për eurointegrim para interesave të disa anëtarëve të vet partiak për të cilët po zhvillohen procedura tani nga prokuroria e rregullt, ndërkaq që ishin nisur nga Prokuroria Speciale Publike.
Këtë e deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska para promovimit të nismës “Gjyqësi e hapur” e cila është pjesë e programit “Përmirësim i transparencës, sigurisë juridike dhe efikasitetit të gjyqësisë në Maqedoninë e Veriut” sot në Shkup.
Në pyetjen e gazetarëve nëse ka opsion që ligji të miratohet pa VMRO-DPMNE-në, ministrja Deskoska tha se edhe kjo nuk është e përjashtuar.
“Për ligjin pres mbështetje nga të gjithë deputetët dhe do të ishte mirë të gjithë të cilët deklarohen për eurointegrime të shtetit tonë ta mbështesin ligjin, kështu që edhe ai opsion nuk është i përjashtuar”, tha Deskoska.
Ne hyjmë, siç tha ministrja, me vullnet të sinqertë dhe të mirë të sillet ai ligj dhe tërë kohën cekim dhe mbajmë atë qëndrim se ligji që do të sillet duhet t’i implementojë standardet ndërkombëtare dhe të mos mundësojë amnisti të çfarëdo vepre penale që ndiqet për momentin apo është në fazë të hetimit apo para hetimit.
“Atë që po dëgjoj si paralajmërime nga ana e VMRO-DPMNE-së për vërejtje të caktuara, nëse mbetet me të vërtetë vetëm në atë që është, mund të vijmë deri te marrëveshja. Por, unë nuk mund të paragjykoj derisa nuk i shohim me shkrim qëndrimet dhe vërejtjet e tyre, sepse shpesh atë që e thonë në mënyrë deklarative dhe atë që do ta shkruajnë si amandament konkret dallon dhe shpesh në ato amandamente fshihen disa qëllime të caktuara posaçërisht për rastet e PSP-së”, theksoi Deskoska.
Sipas saj, eventualisht qëllimet e tyre në atë pjesë do të lëviznin rreth lëndëve të Prokurorisë publike dhe bazave për shkarkim të prokurorëve.
“Ajo që mendoj se është ose lexim i keq ose spin i qëllimshëm lidhur me ligjin, ndërkaq kjo siç lexoj në mediume se gjoja janë bërë me shtëpi prokurorë nga PSP-ja në Prokurorinë për krim të organizuar është absolutisht e pasaktë. Secili që do ta lexojë ligjin do të shohë se praktikisht ligji parasheh zgjerim të numrit të prokurorëve në Prokurorinë për krim të organizuar, për të cilin numër më pas do të shpallet konkurs dhe secili prokuror i cili i plotëson kushtet do të mund të konkurrojë, nuk do të thotë se do të bëhet transferim absolut i prokurorëve nga PSP-ja”, thotë Deskoska.
Qëllimi i këtij propozimi, siç theksoi ministrja e Drejtësisë, ishte dhe është të krijohet prokurori me kapacitet për krim të organizuar që do t’i ketë të gjitha parakushtet përfshirë kapacitetet njerëzore t’i ndërmarrë kompetencat e shtuara që i ka sipas këtij ligji.
Në pyetjen për takim të ri të grupeve të punës, Deskoska u përgjigj se në pajtim me marrëveshjen e djeshme i presin amandamentet e VMRO-DPMNE-së dhe sapo t’i marrin, menjëherë do të caktojnë takim me grupet e punës.