Deskoska: Është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërkombëtar për parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit

Korrupsioni nuk njeh kufij, por të njëjtat shfrytëzohen për mbulim të përfitimit të fituar në mënyrë të paligjshme. Prandaj, nevojitet bashkëpunim efektiv ndërkombëtar për të parandaluar dhe zbuluar korrupsionin, theksoi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në një video konferencë të OSBE-së, të mbajtur nën patronatin e presidencës shqiptare.

Kur bëhet fjalë për bashkëpunim ndërkombëtar, siç theksoi Deskoska, Republika e Maqedonisë së Veriut është nënshkruese e të gjitha konventave ndërkombëtare në këtë fushë – si ato të Këshillit të Evropës ashtu edhe të Kombeve të Bashkuara.

Sidoqoftë, krahas harmonizimit të legjislacionit vendor me standarde ndërkombëtare, ministrja e Drejtësisë theksoi nevojën për një bashkëpunim më të mirë rajonal dhe ndërkombëtar në trajtimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sa i përket marrëveshjeve bilaterale të ekstradimit, ministrja Deskoska theksoi se kohët e fundit në marrëveshjet bilaterale parashikohet edhe mundësia e ekstradimit të qytetarëve të tyre, edhe atë në të gjitha marrëveshjet bilaterale padyshim është theksuar se “ekstradimi i qytetarëve të saj lejohet për vepra nga fusha e krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimi të parave”.

Deskoska theksoi se me Ligjin i ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, i miratuar në janar të vitit 2019, janë zgjeruar edhe kompetencat e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe me kompetencën për të shkëmbyer informacione me autoritetet kompetente të vendeve të tjera dhe organizatat ndërkombëtare, në bazë të detyrimeve të marra nga marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën.

“Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, në dhjetor të vitit 2019, Qeveria e pranoi informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërkombëtare për shkëmbimin e të dhënave për verifikim të deklaratave për gjendjen pronësore, të përgatitur në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Iniciativa rajonale kundër-korrupsionit (RAI). Me ratifikimin e kësaj marrëveshje, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit do të fitojë të drejtën për të kërkuar informacione për statusin e pasurisë së të gjithë zyrtarëve publikë që kanë ose fitojnë pronë dhe pasuri financiare në vendet e huaja. Qeveria e ka autorizuar kryetarin e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit që të nënshkruajë këtë marrëveshje”, tha Deskoska.

Ministrja theksoi se të dhënat për një vend të vogël si Republika e Maqedonisë së Veriut janë megjithatë të larta dhe se nga njëra anë nuk është mirë që kemi kaq shumë raste korrupsioni, por nga ana tjetër është mirë që ato raste po hetohen dhe veprohet në mënyrë aktive.

Deskoska gjithashtu theksoi se në Ligjin për bashkëpunimin ndërkombëtar në materien penale janë perceptuar disa dobësi në formimin e ekipeve të përbashkëta hetimore dhe janë përgatitur zgjidhje të reja ligjore. Me to, marrëveshja për krijimin e një ekipi të përbashkët hetimor në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të lidhet nga Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ose një prokuror publik i autorizuar prej tij.

Me dispozitën e vendosur kështu eliminohet çdo mundësi që ekzekutivi të ketë ndonjë ndikim te prokurorët për formimin e një ekipi të përbashkët hetues.

Video konferencë me temë “Qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit në epokën dixhitale: Përforcimi i parimeve të transparencës, integritetit dhe përgjegjësisë”, në të cilën ministrja Renata Deskoska kishte fjalim të sajin në kuadër të seancës së V, të titulluar si “Bashkëpunimi ndërkombëtar në hulumtimin e ndjekjes penale të korrupsionit ”u mbajt nën patronatin e Presidencës shqiptare me OSBE-në. /MIA