Manchester City raportohet se do të hapin bisedimet me Erling Haaland për të diskutuar rreth rinovimit të kontratës, diçka që do të vinte si goditje e rëndë për planet e Real Madridit.
Gjiganti spanjoll ishte lidhur me një transferim të sulmuesit norvegjez tash e sa kohë. Ata nuk ishin në gjendje të arrijnë një marrëveshje me Borussia Dortmundin më herët në afatin kalimtar dhe Haaland mori rrugë për në Ligën Premier, ku vlera e transferimit të tij kapte shifrën e 62 milionë eurove.
23-vjeçari filloi me paraqitje të mira në “Etihad Stadium” që në sezonin debutues, duke shënuar 52 gola në të gjitha kompeticionet duke udhëhequr kështu Cityn drejt triumfit në Ligën Premier, FA CUP dhe në Ligën e Kampionëve.
Ai ende ka edhe katër vite të mbetura në kontratën e tij aktuale të nënshkruar verën e vitit të kaluar.




