Mbrojtësi i majtë i Monacos, Ballo-Touré nuk do të mund t’i përfundojë testet mjekësore sot në Milano.
Mbrojtësi i majtë i Monacos, Fode Ballo-Toure ishte paraparë që të arrinte sot në Milano dhe të përfundonte testet mjekësore në klinikën “La Madoninna” ku më pas do të zyrtarizohej si lojtari më i ri i “Rossonerëve”.
Sipas “Tuttomercatoweb.com”, kjo gjë nuk do të ndodhë, pasi vizita e tij mjekësore është anuluar, transmeton lajmi.net.
Shkak për këtë gjë është se ende disa gjëra nuk janë finalizuar ndërmjet klubeve që do të lejonin futbollistin të bënte testet e nevojshme me lirshmëri të plotë.



