Dështoi tentativa e fundit e BDI-së për ta kthyer Gruevskin!

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Një përpjekje e fundit Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për ta kthyer ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoninë e Veriut (MV), i cili është arratisur tani vite me radhë nga drejtësia e këtushme, sikur ka marr fund.

Kjo lojë ose më mirë thënë, orvatje për këtë, ishte bërë në Gjykatën Supreme të MV-së, nëpërmjet Ligjiit për abolicon të ish-presidentit Gjorgji Ivanov, që parashihte amnistimin nga veprat penale. Ishin pikërisht krerët e BDI-së ata të cilët, nëpërmjet “presioneve” dhe “metotave” ta deritanishme të arsyetimit në stili: “kemi mbështetjen e amerikanëve dhe faktorit ndërkombëtarë”, deshën ta kalojnë Ligjin në fjalë, i cili Gruevskit do t’i mundësonte kthimin e ligjshëm në MV.

Me të nuhatur tentativën dhe lojërat e këtilla në Gjykatën Supreme, liderishipi i opozitar kishte alarmuar ndërkombëtarët sidomos ambasadat relevante në Shkup për këtë, me c’rast ishte demaskuar se “Ligji në fjalë nuk ka ndonjë mbështetje nga ndërkombëtarët”. Me fjalë tjera u mor vesh se BDI gjithë tentativën e kishte bazuar te “gënjeshtra” se “ligji kishte mbështetjen e ndërkombëtarëve”.

Në këtë kontekst për konsultë ishin ftuar edhe përfaqësues të Gjykatës Supreme… Dmth kësaj radhe arsyetimi stereotipik i tipit “se Ligji ka mbështetjen e ndërkombëtarëve”, prandaj si i tillë “duhet të kalojë”, kësaj radhe nuk kishte kaluar, por ishte hedhur poshtë bashkë me shpresën e fundit për kthimin e Gruvskit. Veprimi i këtillë i partisë shqiptare në pushtet BDI, dhe jo vetëm, me saktësi të madhe dhe në mënyrë ilustrative edhe njëherë dëshmon se si (nuk)funksionon gjyqësori në Maqedoninë e Veriut (MV).

Të tilla presionie, instruksione, direktiva dhe metoda, kishim patur rastin t’i dëgjonim edhe tek “Bombat e Zaeivit”, sidomos gjatë bisedimeve telefonike të Ali Ahmetit me krerët e lartë partiakë të BDI’së. Dëgjuam se si kurdisesshin dhe fitoheshin tenderët milionësh, se si emroheshin kuadrot mbi bazën e lidhjeve farefisnore, se si emërohshin prokurorët, gjykëtësit etj.

Por se të tilla metoda e presione vazhdojnë edhe sot, kjo ishte më pak e besueshme. Por, ja rasti i tentativës së BDI-së në Gjykatën Supreme për kthyerjen e Nikolla Gruevskit nëpërmjet Ligjit të Ivanovit për Abolicion, po dëshmon se metodat dhe presionet e tilla, jo që nuk kanë ndaluar asnjëherë, por se kanë depërtuar deri në instancat më të larta ligjore. Dhe kur i ke parasysh këto metoda dhe forma presionin, atëherë e kupton se pse qytetarët vetëm 2 për qind i besojnë gjyqësorit. Bile kur e sheh këtë rastin në Gjykatën supreme, edhe dy përqindëshi të duket shumë. E keqja vjen avash-avash. Në e mbërritëm edhe këtë…