Dëshmitari në rastin e Salih Mustafës: Më kanë operuar, por nuk e di pse

Julias Von Bone, avokati i Salih Mustafa, ka pyetur dëshmitarin se pse ka thënë se i ka ardh turp kur ka shkuar te mjeku, por ai nuk ka shpjeguar saktë pse e kishte këtë ndjenjë.

Dëshmitari tha se kur e ka pyetur mjeku në lidhje me gjendjen shëndetësore i ishte përgjigjur se nuk e di çfarë ka.

“Ai më ka bërë operacion, ai e ka ditë se qysh e tek. Ai më ka pyet se çka ke. Unë i kam thënë që nuk e di. Por, ai e din sepse ai më ka bërë operacion”, tha dëshmitari.

Avokati ka kërkuar sqarime nga dëshmitari në lidhje me ka deklaratën se ka pasur probleme shëndetësore, por në dokument thuhet se kokëdhimbja e tyij ka zgjatur vetëm një vit.

“ Unë kam pas problem me kokë-dhimbje gjithë”, shtoi dëshmitari.