Dëshmitari në lëndën “Titanik”: Shumë herë kam dhuruar mjete për VMRO-DPMNE-në

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e parregullsive zgjedhore “Titanik” ishte dëgjuar dëshmitari i cili në vitin 2011 ka punuar si këshilltar në repartin rajonal të Ministrisë së Financave në Koçan, për atë se si ka dhuruar mjete për fushatën politike të VMRO-DPMNE-së në vitin 2011.

Në propozim të Prokurorisë sot duhej të dëgjohen edhe disa dëshmitarë, por dy nuk ishin të pranishëm, ndërsa njëri në interes të kohës ishte ricaktuar për seancën e ardhshme më 28 janar të vitit 2020.

I pyetur nëse ka dhuruar mjete për ndonjë parti politike në vitin 2011, dëshmitari Aco Stojanov u përgjigj me konfirmim.

“Mundet edhe më herët se në vitin 2008 më shumë herë kam dhuruar mjete për VMRO-DPMNE dhe atë vlera prej 4,5 ose 8 mijë denarë. Nuk mund të kujtohem”, deklaroi dëshmitari.

Potencoi se në parti ka arkëtar që i pranon donacionet.

I pyetur nëse ka nënshkruar fletëpagesë në VMRO-DPMNE, dëshmitari tha po, duke sqaruar se për disa me siguri kujtohet se i ka plotësuar të gjitha fushat dhe është nënshkruar, ndërsa për disa nuk kujtohet.

“Këto fletëpagesa unë personalisht nuk i kam sjellur në bankë për t’i paguar, por i kam lënë te arkëtari”, deklaroi dëshmitari Stojanov.

Lënda gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i akuzës është edhe Lile Stefanova.

Gjykatësi Shabani, në fillim lexoi kërkesë në lidhje me atë nëse është iniciuar procedurë për përbërjen e këtij këshilli gjyqësor.

“Kryetari i Gjykatës u përgjigj se është drejtuar te Këshilli gjyqësor. Në kërkesën e shkruar qëndron se përderisa Këshilli gjyqësor nuk vendos për vazhdim të mandatit lutem të njoftohem me letër me qëllim që të fillojë. Qartë kuptohet se nuk vendos propozim”, tha gjykatësi Shabani.

Avokati Donço Nakov, tha se njëri nga të akuzuarit deri te kryetari i Gjykatës dhe Këshillit gjyqësor ka dorëzuar kërkesë i njëjti të veprojë në pajtim me ligjin.

“Për opinionin të mos jetë dilemë se kjo është mënyrë në të cilën mbrojtja kërkon anulim, duhet të jetë e qartë se kur ju si kryetar i këshillit gjyqësor e keni marrë pa fajin tuaj përbërjen e këtij këshilli gjyqësor, në atë moment gjithashtu janë plotësuar kushtet. Si dhe pse nga 150 gjykatësit juri që i plotësojnë kushtet kryetari i Gjykatës i ka deleguar pikërisht këto dy në mënyrë juridike është e zgjidhur. Flas për fakte për të cilat mbrojtja dhe këshilli nuk janë fajtor dhe janë në drejtim të qeverisjes të së drejtës”, deklaroi Nakov.

Gjykatësi, u përgjigj se tërë tema është absorvuar dhe Gjykata nuk mund të bëjë asgjë për atë çështje.

“Autorizimet e mija ligjore përfundojnë këtu. Nuk mund të bëj asgjë. Nuk mundem tani të them shkoni sepse ligji është i tillë”, tha gjykatësi Shabani.

Përveç ish kryeministrit Gruevski i cili është në arratisje në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.