Dëshmia e Rubin dhe tjerëve në Hagë, Kurti: E kam përcjell aq sa kam mundur, duhet ta presim ecjen e procesit pa vlerësime politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se e ka përcjellë pjesërisht gjykimin në Hagë.Ai në një prononcim për T7, ka thënë se Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë dhe se roli i tyre është i kufizuar.
“E kam përcjellë pjesërisht, me aq sa kam mbërrirë për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të shumta. Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë, roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por, në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti prej fillimit”, ka thënë ai.Si e komentoni faktin që Demaçi po përmendet si kryesori? Ju keni qenë bashkëpunëtor i ngushtë me të?
Ai tha se do të presë ecurinë e këtij procesi pa dhënë vlerësime politike.“Faleminderit. Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike. Edhe njëherë po e theksoj që qëndrimi im për Gjykatën Speciale nuk ka ndryshuar asnjëherë.”
Kurti nuk u përgjigj nëse beson që ish krerët e UÇK’së do të shpallen të pafajshëm.“Faleminderit shumë”, tha ai pa shtuar asgjë tjetër.