Didider Deschamps do të vazhdoj të mbetet trajner i Francës edhe pasi humbi finalen e Kupës së Botës.
Trajneri francez ka vazhduar bashkëpunimin me Francën dhe do të jetë në krye të ‘Gjelave’ deri në verën e vitit 2026.
Federata franceze e futbollit ka konfirmuar marrëveshjen e re me trajnerin i cili ka arritur të fitoj Kupën e Botës në ‘Rusia 2018’.
Me Francën Deschamps ka fituar edhe Ligën e Kombeve, derisa është nënkampion i Evropës në vitin 2016 dhe nënkampion i Botës në vitin 2022.
“Dua t’u jap një lajm që më dhuron kënaqësi të madhe. Presidenti i Federatës ka vendosur të rinovojë me mua deri në vitin 2026”, deklaroi Deschamps.
Federata franceze ka vazhduar besimin ndaj Deschamps, edhe pse flitej se stolin e Kombëtares mund ta merrte edhe Zinedine Zidane.
Kujtojmë që Deschamps është në krye të Kombëtares franceze që nga viti 2012.




