Derkovski: Të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje dhe qytetarët të kenë kujdes për masat për mbrojtje nga Kovid-19

– Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Oliver Derkovski pas nënshkrimit të sotëm të Kodit për zgjedhje korrekte dhe demokratike theksoi se zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen
më 15 korrik 2020 do të realizohen në situatë jashtëzakonisht komplekse, para së gjithash për shkak të pandemisë nga Kovid-19. Paralajmëroi se në ditët në vijim do të përgatiten protokolle shëndetësore në bazë të së cilave KSHZ do të përgatisë udhëzime për votim.
“Sfidë për të gjithë ne të cilët e organizojmë procesin, megjithatë edhe për të gjithë që marrin pjesë në proces. Unë shpresoj se të gjithë pjesëmarrësit do të marrin obligimin që t’i respektojnë protokollet për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, ndërsa qytetarëve iu bëj thirrje që të kenë besim në institucionet se ky proces do të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme që të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës. Ata tani e kanë radhën që në zgjedhjet e ardhshme ta japin votën e tyre dhe të vendosin më tutje se si do të realizohet
gjendja në shtetin tonë”, theksoi Derkovski.
Në deklaratën për mediat, kryetari i KSHZ-së theksoi se në ditët në vijim do të jenë të gatshme të gjitha protokollet shëndetësore.
“Deri te KSHZ-ja duhet të arrijë protokoll se si duhet të organizohen ngjarjet që nënkuptojnë votim, dy ditë, dhe në ditën e zgjedhjeve për mbrojtje edhe të qytetarëve, megjithatë edhe të organeve zgjedhore. Ato ne do t’i shënojmë në udhëzimin tonë, akte nënligjore, dhe me këtë do të tentojmë që t’i mbrojmë qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme.
Unë jam i bindur se do të kemi sukses në këtë edhe krahas të gjitha sfidave të cilat i kemi”, tha Derkovski.
Anëtarë të KSHZ-së bashkë me shërbimet e tyre gjatë ditëve në vijim, siç informoi ai, do të dalin në terren që të bëjnë kontrollim dhe të gjejnë vendvotime adekuate me qëllim që të sigurojnë votim të sigurt.
“Të gjitha vendvotimet do të jenë në hapësirë të mjaftueshme që të mundet të votohet sigurt, do të jenë me dritare të cilat mund të jenë gjatë gjithë ditës të hapura për ajrosje të hapësirës dhe të sigurohet distancë brenda mes pjesëmarrësve në proces dhe të sigurohet rend. Hapësirat do të jenë në përdhes gjithkund, do të përdoren të gjitha sallat e sportit, do të përdoren
korridoret në shkolla dhe kryesisht sepse pjesa më e madhe e vendvotimeve janë në shkollat që të mundet në vende të hapura që realizohet votimi”, tha
kryetari i KSHZ-së.
Derkovski bëri të ditur se MPB sot e dorëzoi Listën Zgjedhore, e cila tani kalon në fazën e dytë të përgatitjes.
KSHZ paralajmëroi se do të sigurojë pajisje që mbledhjet e Komisionit të mund të ndiqen drejtpërdrejtë, ndërsa do të mundësohet edhe platformë përmes së cilës gazetarët do të mund të parashtrojnë pyetje./MIA