Derivatet e shtrenjta s’frenojnë makinat

Vetëm dy për qind të qytetarëve të Maqedonisë përdorin biçikletën si mjet transporti. Këto të dhëna janë marrë nga regjistrimi i fundit i popullsisë në vend. Të dhënat thonë se mjeti më i përdorur i transportit është makina pasi 35% e popullsisë e përdorin çdo ditë.

Një e pesta ose 20 % shkojnë në këmbë dhe 7% përdorin transportin publik me autobus.

Enti shtetëror statistikor

Automjetet

Biçikleta 2.3%

Autobus 7%

Në këmbë 20%

Makinë 35%

Statistikat tregojnë se 40 % e meshkujve kryesisht shkojnë me makinë në punë, rreth 17 % shprehen se ecin në këmbë dhe vetëm 4,4 % me autobus. Biçikletat përdorin 2,6 % ndërsa motoçikleta më pak se 1 %.

Gratë, nga ana tjetër, zakonisht shkojnë në punë në këmbë respektivisht mbi 27 për qind, më pas rreth 19% me makinë, 11% përdorin autobusin e qytetit dhe më pak se 2 %  përdorin biçikletë.

“Njerëzit gjithmonë do të gjejnë rrugëdalje nga situata dhe do të gjejnë mënyrë për të vozitur. Mendoj se qyteti nuk është gati për biçikletë, nuk kemi kulturë për këtë,” tha një anketuese për Alsat.

“Jam gati 68 vjeç, por nuk ka ditë që nuk i kaloj 30 kilometra.” tha një anketues për Alsat.

Çmimi i karburanteve thyen rekorde çdo ditë, por as kjo nuk e ul rrëmujën në trafik. Reagimet në rrjetet sociale për çmimin e benzinës dhe naftës nuk ndihen në rrugë.

“Qytetarët jo vetëm që nuk duan të heqin dorë nga kënaqësitë, sidomos nga makina pavarësisht çmimeve të larta të karburantit, por kamera jonë ka zbuluar se shumica e automjeteve kanë nga një pasagjer”./Alsat