Deri nesër moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të dendura në pjesët lindore (mbi 35 l/m² për 24 orë).
DPHM njofton e në male reshjet do të jenë të borës, ndërsa në disa vende më të larta të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore.
Të shtunën në male dhe në vendet më të larta do të bie borë e dobët.
Nga e diela moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të rriten.
Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës.




