Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit kohë pa kohe era do të jetë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë nga -5 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 8 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e më e fuqishme nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.
Për ditët në vijim DPHM parashikon që deri të shtunën të mbajë mot kryesisht me diell në disa vende me temperatura minus gjatë mëngjesit. Nga e diela do të ketë vranësira të shtuara, ndërsa nga fillimi i javës së ardhshme priten reshje lokale shiu.