Deri të enjten mot i paqëndrueshëm me shi dhe temperatura të mëngjesit nën zero

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme, deri të enjten do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa sot dhe nesër priten edhe reshje me bubullima.

Proceset atmosferike në disa vende do të jenë më intensive, në formë stuhish me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fuqishme, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore, ku gjatë kësaj periudhe pritet të bien mbi 30 l/m² shi.

Temperaturat ditore do të jenë në rënie, ndërsa të enjten temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin edhe nën zero gradë.

Do të fryjë erë veriore, e cila të enjten do të jetë e forcuar dhe herë pas here e fuqishme.