Deri tani janë aplikuar 760.961 vaksina

Në pikat e vaksinimi në shtet dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 467.822 qytetarë

Dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 3.686 qytetarë, ndërkaq dje gjithsej janë vaksinuar 12.053 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 760.961 vaksina, kurse janë rivaksinuar 293.139 qytetarë.

“Me numrat e fundit, 60% e popullsisë mbi 70 vjep kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, 58% e popullsisë mbi 65 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës, 53% e popullsisë mbi 60 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës dhe 43% e popullsisë mbi 50 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, është duke rrjedhë vaksinimi pa termin dhe në terren./TV21