Deri në orën 18:00, vetëm dy parti kanë dorëzuar ankesa në Gjykatën Adminisistrative

Te Gjykata Administrative, deri në orën 18:00 të ditës së sotme, vetëm dy parti kanë dorëzuar ankesa për zgjedhjet e 17 korrikut. Bëhet fjalë për partinë Integra dhe Aleanca për Shqiptarët , si dhe një qytetar për shkelje të të drejtës së votës.

Nga Gjykata Administrative informojnë se përveç dy padive zyrtare, kanë arritur edhe 75 padi nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

“Po vijon regjistrimi i padive nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pas çka do të publikohet në ueb-faqen”, informojnë nga Gjykata Administrative.

Në Gjykatën Administrative po vijon debati publik për padinë e parashtruar nga Zhivka Arsovska, nga Kumanova, për shkatërrimin e vendimit të Komisionit Komunal Zgjedhor për shkelje të të drejtës së votës.

Paraprakisht sot në orën 14:50 në Gjykatën Administrative është dorëzuar dhe shënuar edhe një padi nga parashtruesi INTEGRA Partia Konservatore Maqedonase për mbrojtje të të drejtës së votës të parashtruesve të listave.

Nga Gjykata Administrative, theksojnë se për mbajtjen e seancës publike do të informojnë në mënyrë shtesë.