Deri në orën 15:00, vetëm 17 votues në Zubin Potok

Në katër komunat veriore, është duke vazhduar procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve.

Në Zubin Potok deri në orën 15:00 vetëm 17 qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në procesin e votimit “pro” apo “kundër” shkarkimit të kryetarit të komunës, Izmir Zeqiri, njofton klankosova.tv

Ndryshe, numri i Qendrave të Votimit në komunën e Zubin Potokut është 5.