Deri në ora 20:00 u anuluan 20 fluturime, nga Shkupi u nisën 13 avionë

Nga TAV-Maqedoni njoftojnë se deri në ora 20:00, në Aeroportin e Shkupit si pasojë e mjegullës, janë anuluar 20 fluturime, por ka pasur 13 aterrime dhe 13 nisje, përcjell TV21. Nga TAV shtojnë se dy fluturime janë devijuar drejt aeroporteve të tjera.

“Nga ora 00:00 e mesnatës deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme, më 21 dhjetor 2025, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, për shkak të dukshmërisë së reduktuar të shkaktuar nga mjegulla, gjendja e trafikut ajror është si vijon: Kanë aterruar 13 avionë, nga: Dortmundi, Vjena, Hamburgu, Brukseli, Beogradi, Zagrebi, Frankfurti, Venecia, Parisi (Beauvais), Hamburgu, Berlini, Mynihu (Memmingen) dhe Cyrihu. Kanë fluturuar 13 avionë, për në: Vjenë, Beograd, Zagreb, Bruksel, Hamburg, Baden-Baden, Frankfurt, Berlin, Varshavë, Bazel, Barcelonë, ndërsa Roma (Fiumicino) dhe Malmö do të nisen më vonë. Janë anuluar gjithsej 20 fluturime (nisje dhe mbërritje). Dy fluturime janë devijuar drejt aeroporteve të tjera”, thonë nga TAV-Maqedoni, duke shtuar se të gjitha kapacitetet e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit janë në funksion dhe aeroporti është i hapur për trafikun ajror dhe se për çfarëdo informacione mund të telefonojnë në në numrin e telefonit: +389 2 3148 333./tv21.tv