Deri në fund të javës në vend do të arrijnë edhe 600 mijë vaksina

Të premten arrijnë 100.000 vaksinat Pfizer përmes sistemit Covax derisa të dielën pasdite arrijnë 500.000 vaksinat kineze Sinovak të cilat javës së ardhshme do jenë në dispozicion të qytetarëve. Me këto vaksina, numri i qytetarëve të imunizuar brenda një dite pritet të lëvizë nga 15.000 deri në 20.000. vaksinuar.

Të gjitha dozat e vaksinave kineze me dy avionë, pritet të arrijnë me 26 qershor – të dielën në ora 14.00 dhe 16.00, nga 250,000 arrijnë në aeroportin e Shkupit. Është bërë plan për deponimin e tyre, në Institutin për mjekësi ligjore dhe në poliklinikën Jane Sandanski ku ka kapacitet të madh në dhomat e ftohta. Pfizer pritet të arrijnë gjatë ditës së nesërme, rreth 100.000 doza përmes sistemit Covax – deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Vaksinimi i 20.000 mësimdhënësve të pa imunizuar do të bëhet përmes sistemit të njëjtë, si u vaksinua grupi i parë i mësimdhënësve. Kjo nënkupton se do të përpilohen lista me emrat e tyre dhe të njëjtët sipas radhës do të vaksinohen.

Me të njëjtin sistem të thirrjes së mësimdhënësve, në mënyrë të organizuar do të vaksinohen mësimdhënësit e tjerë. Janë grupi më me prioritet me qëllim që të mund shkollat të punojnë më prani fizike të gjitha klasat nga një shtatori – tha Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Sipas paralajmërimeve të autoriteteve shëndetësore, deri në fund të verës vendi pritet të arrijë imunitetin kolektiv, gjegjësisht 60-70% e popullatës të jenë të vaksinuar./Alsat