Deri në fund të javës mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme dhe bubullima

Të enjten në shumë vende do të mbajë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të ligë. Të premten do të mbajë kryesisht mot jostabil me rritje të lehtë të temperaturave ditore, njoftoi DPHM.

Mot me reshje lokale dhe bubullima pritet edhe të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme.