Deri në 1 mijë dollarë kushtojnë biletat për debutimin e Messit, 7 mijë në tregun e zi

Kanë mbetur edhe pak javë deri në debutimin e Lionel Messit te Inter Miami në MLS.

Ylli argjentinas i futbollit do ta zhvillojë ndeshjen e parë debutuese me Inter Miamin më 21 korrik kundër Cruz Azul në Kupën e Ligës, njoftojnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Biletat takimin debutues të Lionel Messit janë duke “avulluar” derisa çmimet e tyre janë të larta, sidomos në tregun e zi.

Në platformën online përmes së cilës ofrohen biletat e Inter Miamit, ka rreth 700 copë bileta, kryesisht në cepin e njërës prej këndeve të stadiumit kushtojnë nga 420 deri në 520 dollarë, ndërsa disa që janë në rreshtat e parë të dyerve qendrore kushtojnë 1000 dollarë. Çmimet një muaj më parë, në të njëjtat vende varionin nga 30 deri në 50 dollarë!

Në disa uebfaqe ku janë duke u shitur biletat në atë që njihet si “tregu i zi” çmimet e biletave raportohet se po arrijnë deri në 7 mijë dollarë.

Ndeshja kundër Cruz Azul është planifikuar për 21 korrik, do të mbahet në DRV PNK të Miami, kapaciteti 18.000 vende dhe mbahet si pjesë e Kupës së Ligave, një kompeticion që përfshin ekipe nga MLS (liga e SHBA) dhe Liga MX (liga meksikane).