Deri më 29 janar do të jetë i hapur Konkursi për vepra letrave në vlerë 5 milionë euro

Projektet që përfshijë përkthimin, botimin, shpërndarjen dhe promovimi ne veprave letrare evropiane do të mbështeten nga Komisioni Evropian përmes konkursit për mbështetjen financiare të veprave letrare evropiane, transmeton Portalb.mk.

“Mbështetja është menduar për projekte që përfshijnë përkthimin, botimin, shpërndarjen dhe promovimin e veprave letrare evropiane, beletristikës. Propozim- projektet duhet të jenë në përputhje me objektivat dhe prioritetet specifike të thirrjes, si dhe me prioritetet e përgjithshme të përfshira në politikat aktuale të Bashkimit Evropian”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se në këtë konkurs do të mbështeten 40 projekte.

Konkursi “Qarkullimi i veprave letrare evropiane” me buxhet 5 milionë euro do të jetë i hapur deri më 29 janar në ora 17:00, ndërsa projektet nuk duhet të jenë më shumë se 36 muaj.

Prioritet specifike llogaritet diversiteti transkombëtar, gjuhësor, kulturore, promovimi i përkthyesit, vlerat dhe forcimi i konkurrencës, ndërsa si prioritete të përgjithshme llogaritet plani i gjelbër i BE-së, transicioni i gjelbër, gjithpërfshirja, barazia gjinore  dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Çdo projekt duhet të përmbajë të paktën pesë vepra të kualifikuara për të cilat parashihet: përkthim, publikim, promovim, shpërndarje të aktiviteteve dhe aktivitete që kanë të bëjnë me temat dhe prioritet e përshkruara më lartë”, raportoi Ministria.

Ministria sqaroi që projektet e vogla do të mbështet deri 100 mijë euro, të mesmet deri 200 mijë, ndërsa projektet e mëdha deri 300 mijë euro.