Lajme Deri dje janë regjistruar 871.488 persona në Maqedoni

Deri dje janë regjistruar 871.488 persona në Maqedoni

Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) informon publikun se regjistrimi i popullsisë vazhdon me intensitetin dhe ritmin e dëshiruar.

“Deri më 17 shtator, në orën 20:00, janë regjistruar 871.488 persona, 272.177 familje dhe 368.595 apartamente”, njoftojnë nga ESHS.

Enti Shtetëror për Statistika informon qytetarët se për çdo dilemë dhe paqartësi që kanë në lidhje me procesin e regjistrimit, ata mund të kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit dhe numrat e telefonit që janë publikuar në faqen e internetit popis2021.stat.gov.mk.

Nga atje thonë se suksesi i këtij operacioni statistikor varet nga të gjithë ne dhe është për të gjithë ne.