Dërgohet pa shenja jete një person në QKMF në Shtime, policia nis hetimet

Një person është dërguar pa shenja jete dje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime.

Policia njofton se është duke hetuar vdekjen. Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Qameria, Shtime, 10.02.2021-07:08. Raportohet se në QKMF në Shtime është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.